Ta pastrojmë Gjilanin

Autori:Gazeta Fjala

22_05_2015_9375698_aksioni_i_pastrimit_ne_tere_Kosoven_1

Let’s Do It Kosova të shtunën organizon aksion pastrimi në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë qindra vullnetarë.

Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa realizohet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, “Let’s Do It Legal”, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa implementohet nga “Let’s Do It Kosova”.

Ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Shërbime Publike, Kompaninë turistike “Dita” dhe ndërmarrjen “Eco-Higjiena”, e cila do të ofrojë makinerinë e saj për largimin e mbeturinave.

Për pjesëmarrje në aksion, Let’s Do It Kosova ka ftuar edhe të gjitha organizatat joqeveritare në Komunën e Gjilanit.

Let’s Do It Kosova u bën thirrje edhe qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aksioni dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e imazhit të mjedisit në komunën e tyre.

Po ashtu, Let’s Do It Kosova ju njofton se në kuadër të projektit “Let’s Do It Legal” të martën, më 31 tetor, në Gjilan do të mbahet tryeza e katërt me radhë me akterë përgjegjës për mjedisin ku do të diskutohet për Implementimin dhe Promovimin e Urdhëresës Administrative për Gjoba Mandatore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ta-pastrojme-gjilanin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala