Sylejman Selimi largohet nga Kabineti i Kryeministrit

Autori:Gazeta Fjala

51314160_1048273298630417_2512051634704482304_n-600x360

Pas vërejtjeve të diplomatëve të huaj, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin. Haradinaj ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të vetë Selimit.

Lajmin për lirimin e Selimit nga detyra e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, kishte kritikuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e Sylejman Selimit për këshilltar të tij.

Kosnett përmes një publikimi në Tëitter ka thënë se kriminelët e luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Po ashtu, Kosnett kishte thënë se emërime të tilla vënë në dyshim sundimin e ligjit në Kosovë.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në  Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha partive duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Jam i kënaqur të shohë grupe nga komunitete të ndryshme duke folur në një zë të përbashkët”, kishte shkruar Kossnet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sylejman-selimi-largohet-nga-kabineti-i-kryeministrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala