Sylejman Selimi kërkon nga Kuvendi që të mos debatoj për të

Autori:Zekirja Shabani

sylejman-selimi-780x439

Ish-komandanti i Shtabit i Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mos debatoj rreth mbajtjes së tij në burg.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi, shkruan Gazeta inFokus.

Gashi përmes një postimi në facebook ka shkruar se sipas Selimit mbajtja në burg për më shumë se pesë vite është bërë me prova të falsifikuara.

“Duke e pare padrejtësinë e qëllimshme qe është i’u bere kundër tij, Gjeneral Sylejman Selimi ka kërkuar qe Kuvendi I Republikës se Kosovës te mos debatoj fare për mbajtjen e tij te kundërligjshme ne burg sepse gjerat janë te qarta, nuk ka medyshje, qe aj është duke u mbajtur ne burg për mbi 5 vite me prova te montuara dhe falsifikuara dhe për 138 dite pa vendim te plotfuqishëm gjyqësor.”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe ditë më parë Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar nga burgimi me kusht, Jahir Demakun, ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën për lirim për ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sylejman-selimi-kerkon-nga-kuvendi-qe-te-mos-debatoj-per-te/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala