Svarqa: S’ka vend për përmendoren e Enver Hoxhës në Ferizaj

Autori:Gazeta Fjala

Muharrem-Sfarqa

Nisma e përkrahësve të ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxhës, për të ndërtuar një përmendore të tij në Ferizaj është parë si diçka absurde nga kryetari i kësaj komune, Muharrem Svarqa.

“Një përmendore e tillë nuk ka vend në një qytet me orientim pro perëndimor dhe nuk ka vend për këso tema dhe nisma ky është qëndrim politik, por ligji lejon që të bëhet një kërkesë, por besoj që të gjitha partitë politike në Kuvend Komunal janë të një zëri për moslejimin e ndërtimit”, ka thënë Svarqa në Info Magazine.

Përkrahësit e Hoxhës të quajtur  “Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës”, kanë thënë se për ndërtimin e kësaj përmendore kanë edhe përkrahjen e Svarqës, por një që të tillë e ka mohuar kategorikisht vet Svarqa.

“Njerëzit që më njohin personalisht dhe kanë punuar me mua i dinë orientimet e mija pro perëndimore, njerëzit që thirrin në emrin tim pa i njohur kurrë, tregojnë për injorancën e tyre totale”, ka pohuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/svarqa-ska-vend-per-permendoren-e-enver-hoxhes-ne-ferizaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala