Suspendohet mjeku i QKUK-së që kërkoi ryshfet për operacionin e 19-vjeçarit

Autori:Gazeta Fjala

mjeku_1518443748-6242316

Kirurgu në Kirurgjinë Abdominale, Enver Fekaj, është suspenduar nga detyra e kirurgut pasi që i njëjti nuk kishte pranuar ta operojë 19-vjeçarin Hysen Ibrahimaj në QKUK, ashtu siç e kishte operuar për herë të parë në një spital privat

Lajmin për Express e ka konfirmuar zyra e drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

Suspendimi për të njëjtin vlen derisa komisioni disiplinor ta hetojë të gjithë çështjen në fjalë.

Ndërkohë që drejtori i Abdominales, Rifat Bajrami, vazhdon të mbetet në komisionin disiplinor. Vendimi për të dy këta është marrë dje.

“Ju informoj se konform kompetencave ligjore që ka u.d. drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, ka reaguar menjëherë me masa ligjore. Ka dërguar në komision disiplinor dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe dr. Rifat Bajrami, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë abdominale. Sot, ka suspenduar përkohësisht nga puna dr. Fekaj sipas legjislacionit në fuqi, deri në një vendim të komisionit disiplinor”, thuhet në përgjigjen e zyrës së drejtorit të ShSKUK-së dhënë Expressit.

E ndërkohë, kirurgu Enver Fekaj është deklaruar në lidhje me pacientin Hysen Ibrahimaj, për të cilin u raportua nga mediet se mjeku i kërkoi para për ta operuar në QKUK.

Dr. Fekaj ka rrëfyer ndryshe nga raportimi në media, duke mohuar se i kërkoi para për ta operuar në QKUK. Ai ka thënë se operacioni i dytë që duhej ta kryente pacienti 19-vjeçar ishte mjaft i komplikuar dhe këtë ka tentuar t’ua sqarojë edhe familjarëve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/suspendohet-mjeku-i-qkuk-se-qe-kerkoi-ryshfet-per-operacionin-e-19-vjecarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala