Sulmuesi shqiptar zëvendëson Aubameyangun? (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

aas

Ezgjan Alioski shihet si zëvendësues i mundshëm i Pierre-Emerick Aubameyang te Borussia Dortmundi.

Lajmi bombë vjen nga Zvicra e Gjermania, që raportohet se një sulmues shqiptar do të zëvendësojë, Pierre-Emerick Aubameyangun, i cili pritet të largohet nga Borussia Dortmund.

Ai është Ezgjan Alioski, i cili luan për Luganon në Zvicër. 25 vjeçari është shënjestruar nga gjigantët e Bundesligës si zëvendësues i mundshëm i Aubameyangut.

Sulmuesi shqiptar nga Prilepi, i cili aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë, kërkohet edhe nga Milani, por Dormtund është një hap para italianeve, gjithnjë sipas raportimeve nga mediat gjermane.

Alioski, shok skuadre me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 11 asise dhe besohet kartoni i tij në tregun e transferimeve vlerësohet 10 milionë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sulmuesi-shqiptar-zevendeson-aubameyangun-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala