Sulmuesi i Kosovës transferohet te skuadra turke

Autori:Gazeta Fjala

screenshot-3_1515751495-7027532

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, është bërë me skuadër të re në këtë kalimtar dimëror.

Sulmuesi 23-vjeçari është transferuar te skuadra turke Caykur Rizespor, e cila bën gara në Ligën e Dytë të Turqisë.

Lajmi për transferimin e tij është bërë publik nga vetë faqja zyrtare e klubit në Twitter.

Ish-sulmuesi i Lirisë dhe Teutës së Durrësit, Besa Kavajës, Giresunsporit dhe Gençelbirliglit, ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.

Gjatë 4 viteve e gjysmë qëndrimi në Turqi, Muriqi ka shënuar në total 33 gola. /Express/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sulmuesi-i-kosoves-transferohet-te-skuadra-turke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala