Sulmohet nga ariu një 45 vjeqar

Autori:Gazeta Fjala

aa-1-1

45 vjeçari Ekrem Onuzi ishte duke kullotur bagëtitë në malin e Gjallicës kur është sulmuar nga një ari.

Si pasojë e sulmit 45 vjeçari ka marrë plagë në kokë, shpatull dhë në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se nga Tirana është nisur një helikopter për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit, për shkak të terrenit të vështirë malor.

45 vjeçari i sulmuar është banues në fshatin Nangë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sulmohet-nga-ariu-nje-45-vjeqar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala