Sulmohet me granatë stacioni i policisë

Autori:Gazeta Fjala

stacioni-i-policise-zubin-potok

Një granatë dore është hedhur mbrëmë rreth orës 23:00 në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se persona deri tani të panjohur kanë lënë edhe një porosi me shkrim në oborrin e këtij stacioni policor ku shkruan “stop Polici e Kosovës dhe EULEX – tradhtarë”.

Mësohet po ashtu se nga ky shpërthim janë dëmtuar katër automjete të policisë.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut Besim Hoti, ka konfirmuar incidentin për KosovaPress, duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij sulmi.

Ai ka konfirmuar po ashtu edhe porosinë me shkrim që dyshohet ta kenë lënë autorët e këtij shpërthimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sulmohet-me-granate-stacioni-i-policise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala