Sulmohen fizikisht dy policë

Autori:Gazeta Fjala

Policia-e-Kosovës-ilustrim-650x358

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një person. Sulmi fizik ndaj policëve ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në raport thuhet se personi që i ka sulmuar policë është liruar.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sulmohen-fizikisht-dy-police/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala