Sulmin në Stamboll e organizoi SHBA-ja? (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

shba

Shteti turk e ka nisur vitin e ri me viktima si pasojë e një sulmi terrorist në një lokal nate në Stamboll.

Deri më tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 69 të plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë.

Kështu së paku ka shkruar gazetari dhe njeriu i afërt me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Turgay Guler.

“Sulmues frikacak në Reina është Amerika”, ka shkruar në llogarinë zyrtare Guler duke pohuar se zbatuesit e këtij plani janë Amberin Zaman dhe Mehmet Ali Alabora.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ishte raportuar për një paralajmërim të amerikanëve se në ditët e para të 2017 mund të ketë sulme të reja në Turqi, por të cilat ishin hedhur poshtë prej zyrtarëve të SHBA-së. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sulmin-ne-stamboll-e-organizoi-shba-ja-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala