Sulm ndaj policisë në Mitrovicë të Veriut

Autori:Gazeta Fjala

Mitrovica_PRR_197123-640x358

Një grup i qytetarëve kanë sulmuar mbrëmë oficerët e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të policisë në veri.

Besim Hoti, zëvendës drejtor i Rajonit Veri të Policisë së Kosovës, tha për KALLXO.com se sulmi ka ndodhur rreth orës 22:30 në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të veriut.

“Mbrëmë rreth orës 22:30 në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicë të veriut një grup i qytetarëve kanë sulmuar personat zyrtarë të policisë të cilët kanë marrë lëndime prej këtij sulmi”, tha Hoti.

“Policia, stacioni në veri, është duke e hapur rastin për sulm ndaj personave zyrtarë”, shtoi ai.

Burime të policisë thanë për KALLXO.com se sulmi në Mitrovicë të Veriut është i lidhur me arrestin e disa zyrtarëve të Kryqit të Kuq të Serbisë që ndodhi mbrëmë në disa rajone të Kosovës, por Hoti nuk ka mundur ta konfirmojë këtë.

Mediat serbe raportojnë se njësitet speciale të Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës kanë bastisur mbrëmë zyret e komunës paralele të Pejës në Gorazhdec dhe kanë arrestuar sekretarin e Kryqit të Kuq që punon me sistem të Serbisë.

Në ndërkohë, sipas RTS, janë arrestuar edhe sekretarët e Kryqit të Kuq serb në Dragash e Graçanicë ndërkohë që aksioni raportohet të jetë zgjeruar edhe në pjesë tjera të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sulm-ndaj-policise-ne-mitrovice-te-veriut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala