Suhareka “zbukurohet” me 5 mijë euro për Vitin e Ri

Autori:Gazeta Fjala

fundviti

Komuna e Suharekës duket se mezi po i pret festat e fund vitit. Madje që prej tani janë ndarë parat për dekorim të qytetit.

Kjo komunë ka shpallur tender në vlerë prej 5 mijë eurosh për dekorim të qytetit për festat e fund vitit, shkruan Gazeta Fjala.

“Furnizimi dhe montimi i figurave në forma të përcaktuara nga AK për ndriqim përkatës për festat e fundvitit-21 artikuj”.

Kështu thuhet në njoftimin për kontratë që ka publikuar kjo komunë në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se dekorimi duhet të bëhet 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Afati i fundit për pranim të kërkesave për dosje (tërheqje) të tenderit është më 17 nëntor 2017 deri në ora 15h në zyrën e prokurimit./Gazeta Fjala/.

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/suhareka-zbukurohet-me-5-mije-euro-per-vitin-e-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala