Suedia përkrahë liberalizimin e vizave

Autori:Gazeta Fjala

kadria

Suedia është përkrahëse e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Suedia e përkrahë procesin e liberalizimit të vizave në Kosovës dhe procesin e integrimit të saj si dhe të vendeve të tjera të cilat dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Suedia dëshiron që të gjithë popujve t’iu jepet mundësia që të lëvizin lirshëm”, tha Urban Ahlin, kryetar i Parlamentit të Suedisë.

Ai, këto komente i bëri pas takimit që pati në Prishtinë me homologun kosovar, Kadri Veselin.

Duke i uruar kreut të Parlamentit të Suedisë mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryeparlamentari Veseli falënderoi kryetarin Ahlin për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, politike e ekonomike të shtetit suedez për Kosovën në të gjitha fazat, si dhe në aspektin e zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës e të procesit të integrimit evropian.

Veseli çmoi lart marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy vendeve, përkatësisht ndërmjet parlamenteve dhe avancimin e tyre gjatë viteve, por shtoi se ka rrugë dhe mundësi të tjera për ta rritur më tej këtë bashkëpunim.

Kreu i legjislativit të vendit e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike e parlamentare të Suedisë, praktika të të cilës, konform rrethanave, mund të jenë të zbatueshme në vendin tonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/suedia-perkrahe-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala