Süddeutsche Zeitung: Pse po ikin kosovarët?

Autori:Gazeta Fjala

migrimi-540x304

Në një reportazh të gjatë, kjo gazetë provon të gjejë edhe shkaqet për këtë ikje masive të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit.

Sipas kësaj gazete, mijëra kosovarë aktualisht po udhëtojnë në shpresën e azilit në Gjermani.

Sipas kësaj gazete, shkaku i vërtetë i ikjes masive të kosovarëve është si pasojë e qeverisjes së keqe për vite me radhë dhe se qytetarët e këtij shteti të ri nuk kanë më iluzione por duan të kenë të drejtën të “ëndërrojnë” për jetë më të mirë në perëndim dhe konkretisht në Gjermani

Thashethemet se në Gjermani ka vende për njerëzit e gatshëm për të punuar, kanë vazhduar tash disa muaj në Kosovë.

Kjo gazetë më pas shkruan se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po i thërret njerëzit që të qëndrojnë në Kosovë- dhe shumë prej tyre ose janë futur në borxhe për udhëtimin në Gjermani ose kanë shitur pasurinë e tyre por shumica absolute prej tyre kanë pak shanse për të marrë azil.

Kjo d.m.th. që gjendja e tyre do të jetë edhe më i vështirë në çastin që do të kthehen në atdheun e tyre shkruan “Süddeutsche Zeitung”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/suddeutsche-zeitung-pse-po-ikin-kosovaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala