Suarez tregon shkakun që Neymar nuk do t’i bashkohet Real Madridit

Autori:Gazeta Fjala

neymar

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka thënë se Neymar nuk do t’i bashkohet Real Madridit nga Paris Saint-Germain për shkak të admirimit që ka për Barcën.

Neymar la Barcelonën për një shumë rekorde prej 222 milionë euro në gusht, për të nënshkruar kontratë me PSG deri më 2022.

Suarez beson që braziliani që kalimi në Bernabeu është i pamundur.

“Jo more. Sinqerisht nuk e shoh të ndodhë ajo”.

“E njoh se si Neymar është dhe e di admirimin që ka pasur për Barcelonën dhe bashkëlojtarët”, ka shtuar ai.

“Nuk e shoh atë [Neymar] që të shkojë në Real Madrid”, ka pohuar uruguaiani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/suarez-tregon-shkakun-qe-neymar-nuk-do-ti-bashkohet-real-madridit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala