Studim fizibiliteti për stadiumin e futbollit

Autori:Gazeta Fjala

stadiumii

Ende nuk është vendosur lokacioni se ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Futbollit në Kosovë. Ani pse në fillim si lokacion për ndërtimin e këtij stadiumi ishte paraparë Bërnica, tani ky stadion parashihet të ndërtohet në Drenas.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po e pret raportin e studimit të fizibilitetit, që të vendosë përfundimisht se ku do të ndërtohet stadiumi nacional, i cili do të ketë hapësirë për më shumë se 30 mijë shikues. Ky studim do ti kushtojë buxhetit të shtetit hiq më pak se 1 milionë e 500 mijë euro.

Për ta kryer këtë studim në hapësirën e ndarë prej 254 mijë e 35 metër katror, MKRS-ja ka shpallur tender për studimin e fizibilitetit. Kështu ka njoftuar vet kjo Ministri, përmes njoftimit për kontratë që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Infokusi.

Përmes këtij tenderi, MKRS-ja po synon të gjejë një firmë profesionale të arkitektëve ose ekspertëve që do të ofronin shërbime arkitektonike lidhur me projektin në fjalë.

“Objektivi i Marrëveshjes për Shërbime Arkitekturale është që të angazhohet një firmë profesionale (apo konsorcium të firmave) të arkitektëve dhe/ose ekspertëve konsulentë që kanë përvojë të suksesshme të kohëve të fundit në projektimin objekteve sportive dhe rekreative dhe projekte ndërtimore që janë së paku të madhësisë dhe qëllimit të ngjashëm si ai që kërkohet nga Projekti, për të ofruar shërbime arkitektonike teknikisht kompetente lidhur me hartimin e një elaborat mjedisor,master plani, dizajni konceptual, fizibilitetit teknik dhe financiar, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të tilla si ato të UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kompanitë kanë afat për ti dorëzuar ofertat e tyre vetëm deri më 11 prill të vitit 2018.

Për ndërtimin e këtij stadiumi ishte deklaruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili kishte përdorur një metaforë për lokacionin, duke thënë se stadiumi njërën portë do ta ketë në Prishtinë e tjetrën në Drenas.

“Stadiumi, njërën portë do ta ketë në Prishtinë, e tjetrën në Drenas. E rëndësishme është që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë sa më shumë gola dhe fitore”, kishte thënë Veseli./INFOKUSI/. antibiotic cheap Cialis Black

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/studim-fizibiliteti-per-stadiumin-e-futbollit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala