Studentët pa vende në konvikte, në banesa diskriminohen meshkujt

Autori:Zekirja Shabani

studentete

Studentët që  fillojnë studimet në Prishtinë nga vendet e largëta kanë probleme me akomodimin e tyre në kryeqytet.

Kjo për shkak se përveç konvikteve nuk ka ndonjë  ndërtesë banimi alternative që i shërben brucosheve, siç njihen ata që për herë të parë fillojnë studimet, shkruan Gazeta Fjala.

Konviktet kanë kapacite banimi vetëm për 3 mije e 600 studentë numër ky që pritet të rritet gjatë këtij viti me ndërtimin e konviktit të  ri i cili do rrisë numërin e shtretërve për rreth 300 shtreterish.

Çdo vit, banim në Prishtinë kërkojnë mbi 8200 të rinjë e të reja që nuk mund të akomodohen në konvikte.

Për zgjidhje banimi ata orientohen në banesa private në kryeqytet. Shumica nga ta detyrohen të përballen me kushte të rënda banimi, dhe me çmime të shtrejnëta.

Përveç kësaj një kriter tjetër diskriminues është se pronaret e banesave kërkojnë qe banueset te jene femra. Kjo po u hapë telashe studenteve meshkuj.

Me një  situate te tille është  balllafaquar edhe H.K. student i Universitetit te Prishtines.

“Fillimisht jam perballur me statusin e pozitës si student, pastaj aksidentalitetin që kam lindur mashkull, sepse shume banesa me kushte normale por edhe deri diku lluksoze, femrat jane ato që kanë përparesi”, tregon ai për Gazetën Fjala.

H.K në njëfar forme mundohet ti kuptoj qiradhënësit.

“Sepse ç’është e vërteta edhe qiradhënësit e kanë problem duke u përballur me shumë përvoja të hidhura me student, kryesisht meshkuj, të cilët kanë lënë përshtypje jo të mirë, duke mos u kujdesur për ambientin të cilin e paguajnë për banim. Dhe nga e gjithë kjo si të paedukatë llogaritën të gjithë pastaj. Eh mjerimi qëndron të qenurit student pastaj të cilët etiketohen si të pa kulturë”, është shprehur H.K për Gazetën Fjala.

Nje studente tjetër  E.M rrëfen për çminin e lartë që duhet të paguajnë  për banesë.

“Une se kam pas te veshtirë me gjet banesen. Jam në banesën e njëjtë qe tri vjet dhe kushtet e janë shumë të mira. Edhe çmimi është i arsyeshëm mirëpo ta shikojmë nga ana tjetër me rrogat dhe kushtet e jetesës për shkak qe sherbimin e rrymës e paguajmë vetë janë vështirë të përballueshme”, thotë ajo për Gazetën Fjala.

Kjo studente kishte aplikuar dy herë për banim në konvikt mirëpo nuk është pranuar edhe pse është një komunë e largët, Komuna e  Kaçanikut.

Në Qendrën e Studentëve pranojnë se nuk mund tu bëjnë vend të gjithëve edhe pas ndërtimit të konviktit të ri.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thene për Gazetën Fjala se me ndertimin e konviktit do te merren parasysh kerkesat e studenteve per banim por prape per shkak te numrit te madh duhet te fusin ne funksion kriteret.

“Po ndërtohen  tre  konvikte i kem  parasysh kërkesat po duke  pas parasysh se kem shumë ma shumë kërkesat  sa vende duhet mi fut i në  funksion edhe kërkesat fatëkeqesisht një  numër i madh i studentëve po refuzohen”, ka deklarua Sfishta.

Sipas të dhënave për vitin akdemik 2015-2016 për banim në konvikte kishin aplikuar mbi 8200 student. Prej tyre janë  pranuar vetëm 3.600 student./Gazeta Fjala/

(Natyra Rushiti)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/studentet-pa-vende-ne-konvikte-ne-banesa-diskriminohen-meshkujt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala