Studentët e “Haxhi Zekës” marrin vetëm 33 euro bursë

Autori:Gazeta Fjala

skandali-i-diplomave-d-euml-mton-imazhin-e-universitetit-ldquo-haxhi-zeka-rdquo_hd (1)

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë thonë se po neglizhohen si nga ministria, ashtu edhe nga komuna.

Ministria e Arsimit tash e katër vjet ndan vetëm 10 mijë euro për studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 9.0, raporton KTV.

Brenda një viti, më shumë se 300 studentë arrijnë të jenë fitues të bursës, e që i bie të marrin vetëm nga 33.3 euro bursë për studentë.

Ata e konsiderojnë fyese këtë shumë, duke thënë se ky anashkalim po i demotivon.

Edhe organizatat studentore thonë se studentët e këtij Universiteti janë të diskriminuar.
Rektori i Universitetit thotë kërkesa e përvitshme për rritje të buxhetit ka hasur në vesh të shurdhër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/studentet-e-haxhi-zekes-marrin-vetem-33-euro-burse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala