Stresi ju bën që të shtoni peshë

Autori:Gazeta Fjala

stress-850x567

Gratë që përjetojnë situata të vështira dhe stresuese kanë më shumë gjasa që të kthehen në obeze në krahasim me gratë e tjera, thuhet në hulumtimin e fundit të shoqatës amerikane të zemrës për vitin 2017.

Përfaqësuesit e Qendrës për Studimin Sëmundjeve Kardiovaskulare në Universitetin e Kalifornisë, që kanë bërë studimin u shprehën se këto janë hulumtimet e para që vërtetojnë lidhjen midis mbipeshës dhe stresit.

Në studim shpjegohet se stresi ndikon në sjelljen dhe në aktivitetin neuro-hormonal, çka sjell dhe rritje të prodhimit të kortizolit që lidhet direkt me shtimin e peshës.

Studimi u zhvillua me rreth 22 mijë gra të moshës së mesme dhe të tretë të cilat u ndanë në dy grupe stresi, të humbjes së një fëmije dhe grupi i femrave që përjetonin strese të vazhdueshme nga situata të ndryshme si humbja e punës, shqetësime në familje.

Dhe në fund të hulumtimit u vërejt se në të dyja grupet stresi rriti riskun për tu bërë obezë me 36%, dhe sa më shumë të rritej niveli i stresit aq më shumë rritej risku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/stresi-ju-ben-qe-te-shtoni-peshe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala