Steve Bullock futet në garën për president të Shteteve të Bashkuara

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati-600x360

Guvernatori i Montanas, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, Steve Bullock, njoftoi të martën se do të bëhet pjesë e garës për t’u nominuar si kandidat i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020.

Në mesin e një gare me më shumë se 20 kandidatë të partisë demokratike, Bullock u përpoq ta dallojë veten në videon për hapjen e fushatës përmes theksimit të aftësisë së tij për të bashkëpunuar me republikanët dhe të kaluarës së tij për kundërshtimin e shpenzimeve në zgjedhje.

“Nuk e kam luksin të flas vetëm me njerëzit që pajtohen me mua”, tha Bullock në videon njoftuese për fillimin e fushatës personale.

Në zgjedhjet e vitit 2016, presidenti amerikan kishte fituar me epërsi prej 21 për qind dhe Bullock ishte rizgjedhur në pozitën e guvernatorit me epërsi prej 4 për qind të votave.

Para se të zgjidhej guvernator i Montanas në vitin 2012, Bullock ka shërbyer si prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.

Politikani 53 vjeç e ka përkrahur martesën e personave me gjini të njëjtë, e ka zgjeruar qasjen në planin federal për sigurim shëndetësor dhe i ka mbrojtur tokat që janë në pronësi publike, shkruan “The Guardian”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/steve-bullock-futet-ne-garen-per-president-te-shteteve-te-bashkuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala