Spitalet mbesin pa barna

Autori:Gazeta Fjala

barnat-ilegale-ne-kosove-hyjne-kryesisht-nga-serbia-1506752757-3558414_1518763883-7418844

Viagra Jelly order Cialis Soft order Së paku edhe dy muaj spitalet publike në Kosovë do të mbesin pa shumë barna, të cilat obligohet që t’ua blejë Ministria e Shëndetësisë. Kjo pasi që ministri, Uran Ismaili prej shtatorit të vitit të kaluar kur ka marrë pozitën nuk ka iniciuar asnjë procedurë tenderuese për blerjen e barnave që u kanë skaduar kontratat, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se ka munguar një sistem i përcjelljes së skadimit të tyre. Prej rreth 300 produkteve që gjendën në Listën Esenciale të Ministrisë se Shëndetësisë, aktualisht janë të kontraktuara 155 produkte, ndërsa pjesa tjetër është e pambuluar. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Numri i produkteve të kontraktuara është 155. Numri i produkteve në kuadër të programeve specifike, të cilat sigurohen nga Dep. i Farmacisë në MSh – Morbus Goucher; Anti Tuberkularët; Metadon; Programi i Imunizimit; Scleroze Multiple) është 45”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shumë produkte të Listës Esenciale të pakontraktuara janë edhe nga kategoria e citostatikëve që janë barna për trajtimin e pacientëve të sëmurë me kancer..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/spitalet-mbesin-pa-barna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala