Spanja se ka ndërmend ta njohë Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

spanja

Ambasadori i Spanjës në Beograd Miguel Fuertes ka deklaruar sot pas takimit me Drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq se Madridi zyrtar nuk e ka njohur Kosovën dhe se do të mbajë këtë pozicion edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, Gjuriq ka thënë se Spanja kështu mbështet parimet e të drejtës ndërkombëtare.

Ambasadori spanjoll në Serbi poashtu ka thënë se të dyja vendet kanë raporte të jashtëzakonshme dhe se në çdo kohë kur Serbia ka nevojë për ndonjë mik mund të llogarisë në Spanjën  dhe anasjelltas, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/spanja-se-ka-ndermend-ta-njohe-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala