Sot përfundon afati i aplikimit për banesë sociale në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

ndertimet-banesat-ne-prishtine-9-maj-2012b-laura-hasani-1368775689_1742

Komuna e Prishtinës, bën me dije për opinionin publik se të martën në ora 15:00, përfundon afati për dorëzimin e aplikacionit për përfitimin e banesave sociale.

Siç njofton zyra për media e komunës, të martën, me datë 20 dhjetor 2016,  Komisioni fillon me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve sipas dokumenteve ekzistuese  në lëndët e tyre, brenda 30 (tridhjetë) ditësh, e mandej për të filluar edhe në verifikimin e të dhënave të aplikuesve në terren me qëllim të përcaktimit të gjendjes reale, në mënyrë që procesi i vlerësimit të jetë sa më i saktë dhe transparent.

“Gjatë gjithë procesit do të vazhdojmë të bëjmë thirrje publike që sa më shumë vëzhgues të jenë prezent, në mënyrë që të garantohet transparenca e procesit të vlerësimit. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, do të publikohen rezultatet e komisionit sipas sistemit të pikëzimit dhe secili qytetar do të jetë në gjendje të shikoj vlerësimin që është bërë me arsyetimin përkatës”, thuhet në kumtesën e Komunës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sot-perfundon-afati-i-aplikimit-per-banese-sociale-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala