Sot para katër viteve Vuçiq ishte në Srebrenicë, këto janë pamjet kur vendasit e gjuajtën me gurë

Autori:Gazeta Fjala

ap_796345896777-b7adfed4b5c38f281e5c9944132811186919d1a8-s800-c85-600x360

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte qenë pjesmarrës në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë katër vite më parë, ndonëse populli serb nuk pranon që kjo masakër të ketë ndodhur.

Vuçiq, që atë kohë ishte kryeministër i vendit, është një ish radikal serb i cili shërbeu nën regjimin e Sllobodan Millosheviq në vitet e 90’ta të vitit të kaluar.

Mijëra persona që ishin mbledhur të kujtonin viktimat e këtij gjenocidi nuk e kishin pritur mirë faktin se një ish nacionalist radikal, që një kohë kishte deklaruar se “për një serb të vrarë do vrasim njëqind mysliman”, po vizitonte vendin e masakrës më të madhe në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

Ata hodhën gurë dhe gjësende drejt Vuçiqit i cili u largua nën mbrojtjen e truprojave të tij dhe të forcave të sigurisë së Bosnjës.

Menjëherë pas incidentit Vuçiq kishte akuzuar boshnjakët se kishin dashur ta vrisnin, ndërsa Ministria e Jashtme e Bosnjës kishte dërguar një notë proteste ndaj Bosnjës.

Në Srebrenicë ishin vrarë përmbi 8 mijë persona dhe ishin varrosur në varreza masive. Ende ka trupa që nuk janë gjetur ndërkohë as drejtësia ndërkombëtare nuk i ka arrestuar shumicën e fajtorëve të këtij gjenocidi. Edhe sot Serbia nuk pranon që në këtë vend ka ndodhur një gjenocid.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sot-para-kater-viteve-vuciq-ishte-ne-srebrenice-keto-jane-pamjet-kur-vendasit-e-gjuajten-me-gure/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala