Sot merret vendimi për hakerin kosovar Ardit Ferizi

Autori:Gazeta Fjala

1445007150791612-768x384

Hakeri kosovar Ardit Ferizi, i cili dyshohet se i kishte ndihmuar grupit terrorist ISIS duke iu siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm, mund të dënohet deri në 25 vjet burgim.

25-vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi dhe të premten pritet që t’i caktohet dënimi në gjykatën federale në Virgjinia. Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.

Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar.

Prokurorët kërkojnë dënimin maksimal prej 25 vjetësh, ndërsa avokatët mbrojtës të kosovarit thonë se Ferizi nuk pretendoi të bëjë ndonjë gjë të keqe dhe po kërkojnë një dënim gjashtëvjeçar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sot-merret-vendimi-per-hakerin-kosovar-ardit-ferizi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala