Sot Kosova përfiton 49 milionë dollarë nga Amerika

Autori:Gazeta Fjala

Buildings-of-Prishtina-from-Cathedral-Bell-Tower-Prishtina-Kosovo-600x400

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta nënnshkruajë marrëveshjen e investimeve me MCC-në nga e cila Kosova do t’i përfitojë 49 milionë dollarë.

Lajmin e ka konfirmuar dje presidenca në komunikatë, ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në qeverisjen e të cilit ishte iniciuar kjo marrëveshje, sot përmes faqes së tij në Facebook, ka shprehur gëzimin e tij për nënshkrimin e marrëveshjes që pritet të ndodhë sot, duke thënë që ishte qeveria e kryesuar nga LDK që arriti ta kualifikojë Kosovën për programin e MCC-së.

Kjo marrëveshje fokusohet në dy fusha: në Sundimin e Ligjit dhe Efiçencë në Energji përmes projekteve të ndryshme që do të implementohen brenda katër vjetësh.

Kjo është ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sot-kosova-perfiton-49-milione-dollare-nga-amerika/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala