Sondazhi i Halimit: VV 150 mijë vota, AAK 105 mijë, Nisma e AKR e kalojnë pragun

Autori:Gazeta Fjala

gh-852x460

Analisti Fisnik Halimi që është edhe drejtor i Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), ka nxjerrë rezultate të partive politike që veprojnë në Kosovë.

Halimi ka treguar se Nisma dhe AKR mund ta kalojnë pragun nëse mbahen zgjedhjet.

Ai ka treguar po ashtu se nga sa vota mund t’i marrin disa nga partitë politike.

“PDK e LDK mund t’i marrin nga  200 mijë voto”.

Ai thotë se  pas tyre do të vendoset Vetëvendosje me rreth 150 mijë voto.

“VV do t’i marr 150 mijë,  kurse AAK 105 mijë” thotë Halimi.

Analisti Fisnik Halimi tregon se sipas analizave të  Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, pragun zgjedhor do ta kalojnë edhe  Nisma dhe AKR, duke mos treguar se nga sa vota mund t’i marrin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sondazhi-i-halimit-vv-150-mije-vota-aak-105-mije-nisma-e-akr-e-kalojne-pragun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala