Skuadra spanjolle pa asnjë spanjollë

Autori:Gazeta Fjala

1

Skuadra spanjolle Sevilla, ka vendosur një rekord në futbollin spanjoll. Në ndeshjen e javës së katërt në udhëtim te Eibari, Sevilla e ka filluar ndeshjen pa asnjë futbollistë spanjollë, gjë e cila nuk kishte ndodhur më parë te ndonjë skuadër tjetër.

Në këtë ndeshje, trajneri argjentinas Jorge Sampaoli kishte në bankën rezervë gjashtë futbollistë spanjollë dhe tre prej tyre u inkuadruan gjatë lojës.

Në formacion ishin katër argjentinasë, tre francezë, një brazilian, një portugez, një japonez, si dhe portiere italian, Salvatore Sirigu.

Sergio Escudero hyri në lojë në minutën e 14-të të ndeshjes në vend të Adil Ramis, ndërsa Vitolo dhe Iborra hyrën në fillim të pjesës së dytë.

Takimi ndërmjet Eibarit dhe Sevillas ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1./GazetaFjala/

2 3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/skuadra-spanjolle-pa-asnje-spanjoll/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala