Skuadra amerikane pas Oezilit

Autori:Gazeta Fjala

auto_mesut_oezil1560771532-852x460

Pavarësisht deklaratave të Mesut Oezilit se do të mbetet te Arsenali, mesfushori gjerman sipas të gjitha gjasave do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet angleze kanë raportuar se disa skuadra nga MLS tashmë kanë kontaktuar Oezilin, të cilin janë të gatshëm ta transferojnë në radhët e veta, transmeton Koha Ditore.

Raportohet se ekipet amerikane po ofrojnë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për shëbrimet e Oezilit. 31-vjeçari, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Unai Emery.

Ai këtë edicion ka vetëm dy paraqitje në të gjitha garat. Para se t’i bashkohet Arsenalit në vitin 2013, Oezil ka bërë karrierëe edhe te Real Madridi, Werder Bremeni e Schalke.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/skuadra-amerikane-pas-oezilit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala