“Skoçani”, bukuria e braktisur malore e Vushtrrisë

Autori:Gazeta Fjala

skoqani

Ndodhet vetëm 6 km në verilindje të qytetit të Vushtrrisë, dikur një fshat me plotë jetë dhe shumë banorë tani fshati Skoçën duket të jetë tërësisht i braktisur. Gjithqka çfarë ka mbetur janë shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe një fermë e cila tanimë i jep paska gjallëri këtij fshati të braktisur qysh në vitet e 80-ta.

Skoqani njihet për çukën e tij malore e cila mund të vërehet me syrin e lirë nga cilado pjesë e qytetit të Vushtrrisë. Po shtu lartësia mbidetare e lartë është një prej atyre elementeve që e karakterizon këtë bukuri idilike të braktisur.

Komuna e Vushtrrisë së fundmi ka investuar në rregullimin e rrugës e cila ka qenë në gjendje kaotike, por tanimë rruga është e qarkullueshme. Gjatë rrugës për në këtë fshat mund të shijoni ajrin e pastër dhe të keni në peisazh malor përpara dhe prapa pamjen e dyndur të qytetit të Vushtrrisë.

Rregullim i rrugës për në këtë fshat ka bërë që shumë ish-fshatarë të këtij fshati të shpeshtojnë vizitat e tyre,njëkohsisht kjo është edhe një stimul shtesë që të ndikojë që një pjesë e tyre të mendojnë të merren ndoshta në të ardhmen me perimtari,pemëtari, apo blegtori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/skocani-bukuria-e-braktisur-malore-e-vushtrrise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala