Skender Hyseni porosit 268 mijë euro mobilje

Autori:Gazeta Fjala

foto-kushtrim-ternava-skender-hyseni20
Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Skender Hyseni, së shpejti do ta furnizoj zyrën me mobile të reja. Për këtë ka planifikuar të shpenzoj 268 mijë euro.

Karriget, tavolinat, shtretërit, dollapët e elementet e kuzhinës, thuhet të jenë disa prej pajisjeve me të cilat do të furnizohet ministria e udhëhequr nga Hyseni, shkruan Gazeta Fjala.

“Furnizimi për nevoja të Agjencive dhe Departamenteve të MPB-së, me karrige të 6 llojeve me 936 copë. Pjesa (Lot)-2: Furnizimi për nevoja të Agjencive dhe Departamenteve të MPB-së, me tavolina, shtretër, dyshekë, ulëse (treshe, dyshe, njëshe), Dollap- Ormana metali, elemente kuzhine, etj me 26 lloje artikuj me 166 copë”, është përshkrimi i dhënë në kontratë.

Ndërsa ende nuk dihet për kompaninë e cila do ta furnizoj ministrinë me këto mobile./GazetaFjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/skender-hyseni-porosit-268-mije-euro-mobilje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala