Skender Hyseni ia bënë qefin vetes

Autori:Gazeta Fjala

skender hyseni

Skender Hyseni ikjen masive të kosovarëve drejt vendeve të BE nuk e sheh problem për procesin e liberalizimit të vizave. Madje imazhet që po vien nga stacionet e autobuzëve, kufijt e kosovës e kampet e vendeve të BE-s me refugjat ai nuk po i sheh penges për këtë process.

“Shumica e kritereve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave tashmë pothuajse janë plotësuar. Prandaj, presim që të kemi vlerësim pozitiv. Gjithashtu presim nga Këshilli i Evropës mbështetjen në procesin e aplikimit dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota”, ka deklaruar Hyseni gjatë pritjes në takim të ushtruesit të detyrës së shefit të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Andrew Forde.

Ndërkaq Forde, shprehu gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjemë të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Evropës dhe MPB-së.

“Ne do të vazhdojmë ta përkrahim dhe asistojmë Kosovën me të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion në fusha të ndryshme”, tha Forde.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/skender-hyseni-ia-bene-qefin-vetes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala