SKANDAL: Ja në cilin supermarket në Kosovë është gjendur mish i prishur (FOTO)

Autori:Gazeta Fjala

14_03_2019_7351005_mishi

Komuna e Prizrenit njofton se ka asgjësuar më shumë se 500 kilogramë mish me afat të skaduar.

Siç thuhet në njoftim, Drejtoria e Inspektoratit, gjatë kontrollit të rregullt inspektues më 13 mars ka konstatuar se në supermarketin Super Viva, e cila gjendet në magjistralen Prizren-Gjakovë, janë hasur produkte ushqimore me prejardhje shtazore me afat të skaduar dhe me ndryshime organoleptike (pamje, era, ngjyra, shija), si:

1. Mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.600 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro

2. Mish pule (kaqika) 12.600 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.40 euro

3. Mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kg X 6.30 euro euro, gjithsej 2,045.61 euro.

“E gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet tyre, ishte e papërdorshme për konsum dhe për këtë arsye u asgjësua. Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative”, thuhet në njoftim.

“Pa dyshim se një prej prioriteteve kryesore në punën e Drejtorisë së Inspektorateve do vazhdojë të mbetet ruajtja dhe përkujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve. Prandaj Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë të qëndrojë e pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, i cili me veprimtarinë e tij do e rrezikojë shëndetin e qytetarëve!”, theksohet më tej në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/skandal-ja-ne-cilin-supermarket-ne-kosove-eshte-gjendur-mish-i-prishur-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala