Skandal: Drejtori i QKMF’së në Gjakovë kërcënon mjeken në punë, policia nuk hap rast

Autori:Gazeta Fjala

mjek-euml-t-po-ikin-nga-kosova_hd

Drejtori i QKMF’së së Gjakovës, Kujtim Zarari javën e kaluar është denoncuar në Polici.

Ai dyshohet se ka kërcënuar mjeken Z.O. Kjo e fundit nuk ka pranuar të jap shumë detaje për rastin, veç e ka konfirmuar atë.

Kurse, në Policinë e Gjakovës konfirmojnë se rast është denoncuar, megjithatë thonë se është zgjidhur brenda punonjësve të QKMF’së, andaj nuk kanë hapur fare si rast.

Drejtori i QKMF’së së Gjakovës, Kujtim Zarari dhe mjekja Z.O , të premten e javës së kaluar kanë pasur disa përplasje mes vete. Në fakt, drejtori Zarari ka kërcënuar mjeken, duke i thënë se të gjuaj nga dritarja, pasi kjo kishte shkuar në zyrën e tij për t’i kërkuar disa sqarime.

“Shkova në zyrën e tij për t’i kërkuar disa sqarime. Ai me kërcënoi dhe më tha se nëse nuk i dal nga zyra do të me nxjerr nga dritarja”, tha mjekja,

Ajo ka treguar se nga ajo ditë e deri me sot nuk ka shkuar më në punë.

“Jam shqetësuar nga sjelljet e tij dhe më nuk ka shkuar në punë. Tash jam në pushim mjekësor”, shtoi ajo.

Krejt kjo ka ndodhur pasi mjekja ka kërkuar një mëditje, të cilën pohon se i është mohuar nga drejtuesit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Meqenëse diskutimi nga të dyja palët po bëhej më zë të lartë, me tu dëgjuar nga të tjerët, është lajmëruar edhe Policia. Por, këta të fundit nuk kanë hapur rast, dhe e cilësojnë ndodhinë si rast të brendshëm.

“Rasti në fjalë ka qenë mosmarrëveshje për një meditje. Ky rast ka shku deri në polici, në fund nuk është paditë drejtori”, ka thënë, komandanti i Policisë për Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Madje, edhe pse drejtori i QKMF-së akuzohet nga mjekja së i ka mohuar mëditje dhe është kërcënuar, komandanti i Policisë së Gjakovës, merret me atë nëse punonjësja e QKMF-së do të dalë në punë apo jo.

“Mjekja do vazhdojë punën për shkak se nuk ka ndonjë problem që të pushohet nga puna”, ka thënë Gjoka.

Indeksonline ka marrë një përgjigje për këtë rast edhe nga vetë drejtori Kujtim Zarari. Ai mohon çdo pretendim ndaj tij.

“Këto janë shpifje, nuk e kam kërcënuar personin në fjalë. Problemi ka qenë një mëditje, gjë që nuk ka qenë për padi”, tha Zarari./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/skandal-drejtori-i-qkmfse-ne-gjakove-kercenon-mjeken-ne-pune-policia-nuk-hap-rast/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala