“S’ka liberalizim pa përmbushje të kritereve”

Autori:Gazeta Fjala

24_03_2015_5337677_Johannes_Hahn_kosovo

Komisioneri evropian për zgjerim Johannes Hahn, në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se Agjenda për Reforma Europiane e lansuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës është një qartësim i detyrave të cilat kanë institucionet kosovare në rrugën drejt Unionit.

“Kjo platformë është punuar në koordinim me të gjithë faktorët. Deri tani jemi dakorduar që ajo të implementohet për një periudhë kohore prej 12 deri në 18 muaj nga data e sotme. Mendoj se të qenit tim këtu jep sinjal të fuqishëm sa i përket vëmendjes që i Bashkimi Europian i kushton ecjes përpara të Kosovës. Natyrisht për implementimin e këtyre reformave duhet vullnet politik, por këto pika të gjitha kërkohen nga qytetarët e Kosovvës, si financimi i partive politike, reforma zgjedhore, e të ngjashme. Kjo agjendë do të jetë prioriteti ynë tani dhe në të ardhmen. Besojmë që Kosova do të bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj”.

Ai ka komentuar edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ndërsa nuk ka lënë pa theksuar edhë një herë tjetër se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme duhet të merret nga liderët e vendit. Nga pikëpamja jonë, fokusi duhet të jetë në realizimin e cështjeve konkrete që kërkohen nga qytetarët. Ekziston polarizim i skajshëm politik mes pozitës dhe opozitës në Kosovë, por të gjithë duhet ta kuptojnë që këto cështje duhet të zgjidhen në parlament. E di se ekziston një debat i madh për liberalizimin e vizave dhe më duhet të them që jam befasuar kur kam dëgjuar që po fajësohet Bashkimi Europian për këtë cështje. Më duhet të them se duhet që kushtet të përmbushen në mënyrë që kjo të ndodh. Sa i përket demarkacionit, unë mundem vetëm që t’i nxis deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Jemi në kilometrin e fundit në rrugën e liberalizimit të vizave. Ndoshta jemi duke u zvarritur si gjarpri, por jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ska-liberalizim-pa-permbushje-te-kritereve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala