Situata në Venezuelë, djali i Maduros kërcënon Shtëpinë e Bardhë

Autori:Gazeta Fjala

1502647073lsht

Nicolas Maduro Guerra, djali i presidentit të Venezuelës, kërcënoi se do të marrë Shtëpinë e Bardhë me armë, nëse Donald Trump dërgon ushtrinë ne vendin e tij.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar regjimin e presidentit Nicolas Maduro për shkelje të të drejtave të njeriut, diçka që konfirmohet edhe nga më shumë se 120 të vrarët në protesta që prej prillit.

I pyetur nga mediat se çdo të bëhet me Venezuelën, Trump tha se atje njerëzit po vuajnë dhe po vdesin, prandaj nuk ka përjashtuar opsionin ushtarak. Kjo shkaktoi reagimin e mjaft politikanëve në Venezuela, mes të cilëve ra në sy kërcënimi i djalit të Maduros, megjithëse ky i fundit duket se nuk e di ku është Shtëpia e Bardhë.

“Nëse dhunohet atdheu ynë, pushkët do të mbërrijnë në Nju Jork. Z.Trump, ne do të vijmë dhe do të marrim Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Nicolas Maduro Guerra.

Administrata Trump vendosi sanksione ndaj Venezuelës pasi presidenti Maduro zëvendësoi Parlamentin e kontrolluar nga opozita me asamblenë e tij kushtetuese. Protestat që prej muajsh vazhdojnë në Venezuela janë ashpërsuar ndjeshëm pas kësaj lëvizje të Maduros, duke zhytur vendin latin gjithnjë e më shumë në kaos./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/situata-ne-venezuele-djali-i-maduros-kercenon-shtepine-e-bardhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala