Siri, vritet në Aleppo zëdhënësi i ISIS-it, al-Adnani

Autori:Gazeta Fjala

1472583396_90973245_mediaitem90973244

Media e lidhur me grupin xhihadist të të ashtuquajturit Shtet Islamik ka bërë të ditur këtë të martë se një zëdhënës i tyre ka mbetur i vrarë në Siri.

Në deklaratën e shpërndarë nga mbështetësit e militantëve thuhet se agjencia e lajmeve “Amaq” ka raportuar se Abu Muhammad al-Adnani ka humbur jetën në qytetin e Aleppos.

Ai ka vdekur “teksa mbikëqyrte operacionet për të zmbrapsur fushatën ushtarake kundër Aleppos”, thuhet në të.

Al-Adnani është njohur më së shumti për thirrjet e tij, që nxisnin ndërmarrjen e sulmeve vetmitare, apo siç njihet ndryshe nga individë përkrahës të ISIS-it por pa bashkëpunimin me të tjerë, në vendet e Perëndimit, si dhe për retorikën e tij të pakompromistë.

Ai është dëgjuar për herë të fundit në një mesazh audio të muajit maj, teksa nxit myslimanët të kryejnë sulme në Perëndim. Al-Adnani raportohet të ketë qenë edhe një prej zyrtarëve më jetëgjatë të grupit xhihadist.

Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ai është vrarë si pasojë e luftimeve nga trupat tokësore, apo nga sulmet ajrore./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/siri-vritet-ne-aleppo-zedhenesi-i-isis-it-al-adnani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala