Sipër domate, poshtë patate

Autori:Gazeta Fjala

domatja

Kultivimi i këtyre dy bimëve si një kulturë është praktikë e zakonshme dhe e vjetër e kopshtarëve të cilët përballen me mungesë hapësire në kopshtin e tyre. Që të arrihet harmoni në të mbjellat e tilla bëhet shartimi – metodë e shumimit a seksual.

Ky inovacion kopshtar ju mundëson kopshtarëve të rrisin bimë të vendosura në mënyrë vertikale në hapësirë të vogël.

Një shembull i tillë për lloj të tillë të prodhimeve është rritja e kryqëzuar e domates dhe patates e quajtur në gjuhën angleze si „pomato“ ose „tomtato“ – që kanë prejardhjen nga fjalët angleze tomato ( domate) dhe potato ( patate).

Përfitimet nga mënyra e tillë e kultivimit të patates dhe domates janë vërtet të shumta. Falë tomtato bimës, bujqit e vegjël mund të maksimizojnë përdorimin e parcelave të tyre për që zmadhohen ndërkaq me këtë edhe të reduktojnë shpenzimet hyrëse.

Tomtato hibridet, kanë efikasitet të vërtetuar, respektivisht vetëm më një bashkim të tillë japin maksimumin e tyre dhe janë më efikase sesa kur domatja ose patatja rritet veçantë. Kultivimi i pomato bimëve, jo vetëm që mund të rrisë rendimentin dhe të kursejë para, por gjithashtu kursen kohë dhe punë, e njëjta ndikon në cilësinë dhe rendimentin.

Përfitimi tjetër i rëndësishëm i kësaj metode të shumimit për të gjithë fermerët është mundësia për përmirësimin e rezistencës ndaj insekteve në mënyrë natyrore.

Hapa për kultivimin e pomato/tomtati bimëve

Merrni një bimë domateje të shëndetshme me madhësi prej rreth 15 deri në 20 centimetra dhe bimë patate me lartësi përafërsisht të njëjtë.   Bëni një prerje në kërcellin e patates (me gjatësi prej 2,5 centimetra) me thikë të mprehtë ose me bisturi.   Bëni një prerje në formë të shkronjës “V” në trungun e domates pasi të keni matur lartësinë e prerjes.   Vendosni “V” format e trungut së bashku, që të lidhen mirë dhe mbrojini me shirit për shartim. Kontrolloni nëse pjesët e ekspozuara janë mbështjellë tërësisht.   Vendosni bimët nën ndriçim indirekt të diellit dhe kontrolloni nëse ka shenja të mbirjes së re në majën e domates.   Mbulojeni bimën me najlon plastik transparent që të mbajë një sasi të lagështisë. Najlonin largojeni pas disa ditësh. Nëse bima e re hibride tregon shenja se po venitet, mbulojeni përsëri edhe për disa ditë.   Largoni najlonin e plastikës dhe shihni nëse po ndodh zhvillim. Kur të vëreni fletë të bujshme jeshile, largoni shiritin që e përdorët për përforcimin e kërcejve në pjesën e shartuar. Gjatë kësaj faze pomtato bima është formuar me sukses – bima e cila njëkohësisht do të prodhojë patate nën dhe, kurse mbi tokë domate!   Që të mbani bimën tuaj në shëndetin e saj më optimal, ujiteni rregullisht me hidhini plehra të lëngshme që treten në ujë.

Fotot dhe teksti jane marrur nga revista “Toka ime”/bujqesia.org

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/siper-domate-poshte-patate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala