Sipas raportit të lumturisë, a je i lumtur ?

Autori:Gazeta Fjala

lumturi

Të gjithë duan të jenë të lumtur. Për fat të keq – për arsye të ndryshme – shumë prej nesh nuk janë.

Raporti i Lumturisë 2015, i cili është lëshuar nga ‘Sustainable Development Solutions Network’. Në këtë raport gjinden shumë informacione rreth asaj se kush është më i lumturi në botë, ku, dhe pse.

Disa të dhëna nga Raporti:

  • Njerëzit më të rinj janë më të lumtur sesa njerëzit e vjetër – dhe lumturia vazhdon të bie tek meshkujt dhe femrat derisa të arrijnë të gjashtëdhjetat, pastaj niveli i rënies ndalet.
  • Gratë e reja raportojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë eksperiencë të lumturisë sesa djemtë e rinj – ato gjithashtu qeshin më shumë, ndjenjë më shumë kënaqësi, dhe janë më të pushueshme sesa djemtë e rinj.
  • Kur njerëzit e arrijnë moshën mesatare, burrat priren të jenë më të lumtura se gratë – megjithëse gratë e reja janë më të lumtura sesa burrat e rinj, kjo ndryshon në të tridhjetat e tyre, kur burrat fillojnë të ndihen më të lumtura sesa gratë.
  • Të rinjtë qeshin më shumë dhe përjetojnë më shumë kënaqësi sesa të vjetrit – njerëzit qeshin më pak dhe ndjenjë më pak kënaqësi përderisa rriten.
  • Nivelet e kënaqësisë janë më të larta për burrat sesa për gratë mbi moshën 50 vjeçare – në kohën kur arrijnë të pesëdhjetat, nivelet e kënaqësisë janë më të mëdha për burrat dhe gratë.
  • Që të dy, burrat dhe gratë, shqetësohen më pak me plakje – burrat priren të shqetësohen më pak, duke filluar kah mosha 50 vjeçare, përderisa gratë fillojnë të shqetësohen më shumë.
  • Vendet më të lumtura:
  1. Zvicra
  2. Islanda
  3. Danimarka
  4. Norvegjia
  5. Kanada
  6. Finlanda
  7. Holanda
  8. Suedia
  9. Zelanda e re
  10. Australia

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sipas-raportit-te-lumturise-a-je-i-lumtur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala