Sindikata e RTK-së e padit Bordin për zgjedhjen e kundërligjshme të drejtorit

Autori:Gazeta Fjala

51979978_2357027101026497_3617617418316152832_n-1-600x360

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padi kundër vendimit të Bordit për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së.

Sipas një njoftimi për media, SPRTK e konteston ligjshmërinë e këtij vendimi të Bordit të RTK-së, duke u bazuar në faktin se janë shkelur rregullat procedurale, respektivisht nuk është respektuar dispozita e nenit 32, paragrafi 3 të ligjit të RTK-së, Nr.04/L-046, e cila e përcakton qartë se drejtori i përgjithshëm emërohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit.

“Duke pasur parasysh rolin tejet të rëndësishëm të RTK-së në informimin e qytetarëve, Kuvendi i Kosovës ka kërkuar një kualitet më të lartë të votës për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të saj, dhe asnjë Bord nuk ka të drejtë ta ndryshojë kërkesën ligjore të Kuvendit për shumicën e kualifikuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Sindikata e RTK-së pret nga Gjykata që rastin ta trajtojë me prioritet.“Ne presim nga Gjykata që rastin ta trajtojë me prioritet për faktin se kemi të bëjmë me pozitën më të lartë udhëheqëse të Transmetuesit të vetëm Publik në vend, influenca e të cilit në opinionin publik është e lartë. Përvec kësaj, drejtori gjeneral i RTK-së është përgjegjësi kryesor për menxhimin e rreth 15 milionë eurove të buxhetit vjetor të RTK-së, mjete këto të grumbulluara kryesisht nga taksat e qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në njoftim.SPRTK, poashtu kërkon nga drejtuesit e RTK-së, që deri në vendimin e Gjykatës të përmbahen nga procedimi i konkurseve të reja dhe çdo lloj veprimi tjeter që do të mund të ketë pasoja të pariparueshme dhe shumfishë më të mëdha për Transmetuesin Publik”, theksohet në njoftim.

Në ditët në vijim, Sindikata paralajmëron se do të ushtrojë kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët e kanë miratuar këtë vendim të kundërligjshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/sindikata-e-rtk-se-e-padit-bordin-per-zgjedhjen-e-kunderligjshme-te-drejtorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala