Si ti mbroni mollët nga i nxehti?

Autori:Zekirja Shabani

apple fruit

Temperaturat e larta që kanë kapluar këto ditë Kosovën mund të jenë shkatërruese për kulturat bujqësore.

Pemët dhe perimet kërkojnë kujdes të jashtëzakonshëm këto ditë të nxehta vere.

Gazeta Fjala sjellë këshilla bujqësore për fermerët kosovarë që të mbrojnë prodhimtarinë.

Kësaj radhe ju sjellim disa rekomandime, nga eksperëtët e Ministrisë së Bujqësisë, për ujitjen e mollëve dhe këshilla prakti ke se si të ruhet kjo pemë gjatë kushteve të nxehta atmosferike.

– Ujitja e- Mollës

Kultivimi i mollës në plantacione me dendësi dhe numër te madh të bimëve për njësi te sipërfaqes së tokës, ka nevojë për sigurimin e sasive më të mëdha të ujit.

Rritja, zhvillimi, frutufikimi i rregullt, cilësia, rendimentet e larta dhe rentabilititei i prodhimtarisë  së pemëve është ngushte e lidhur me lagështinë optimale në tokë gjate tërë vitit.

Pavarësisht nga lloji i pemës, kërkesat për ujë varen nga kushtet klimatike, përkatësisht nga sasia dhe renditja e reshjeve atmosferike.

Për ndryshim nga kulturat një vjeçare, mollët  kërkojnë që lagështia e tokës të mbahet brenda kufijve optimalë jo vetëm gjate periudhës vegjetative por edhe gjate asaj vjeshtore dhe dimërore.

Shpenzimi më i madh i ujit te molla është nga fundi i fazës se lulëzimit deri ne rritje te plote te frutave.

Molla gjate kësaj periudhe ka nevojë për lagështi të larte ne tokë, pasi ne këtë kohë formohen lulet, bëhet rritja intensive e llastoreve dhe gjetheve.

Rënia e lagështisë së tokës, para dhe gjate periudhës se lulëzimit, ka ndikim negativ dhe manifestohet ne sasinë dhe cilësinë e frutave.

Nëse pema e mollës gjate kësaj faze ndien mungese te lagështisë, nuk e zhvillohet mire , deformon frutat dhe jep pakë fruta, frutat ngelin me te vogla, me lëvore te trasha dhe pa shije e aromë karakteristike.

Ujitja e mollës ka rëndësi te posaçme, sepse  rrit rendimentin dhe cilësinë e frutave .

Me aplikimin e ujitjes tek molla  mundë të shfrytëzohen tokat e cekëta, pasi se sigurohet  lagështi e përhershme gjate tere vegjetacionit te tyre.

Nga sigurimi apo mungesa e lagështisë ne tokë në një vit, varet jo vetëm rendimenti ne atë vit, por edhe prodhimi ne vitin e ardhshëm,  për këtë arsye sigurimi i lagështisë optimale ne tokë me anë te ujitjes është masa më e rëndësishme ndër faktorët te cilët ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin normal te mollës.

Molla ne kushtet tona klimatike nuk mundë ti plotëson nevojat e saja ne tërësi vetëm nga sasitë e rezervuara te ujit ne toke.

Në vendin tonë, në fillim të vegjetacionit ka në dispozicion sasi te mjaftueshme të lagështisë,(sipas analizave statistikore mbi te reshurat vjetore) qoftë nga rezervat në tokë qoftë nga reshjet pranverore.

Jane të rralla vitet kur ndihet munges e lagështise gjatë periudhës së dimrit, mirëpo me fillimin e pranverës sidomos në perudhën e dytë të qershorit paraqitet nevoja për ujë.

Shpenzimi më i madh i ujit është në fazën e rritjes se frutave. Për të e përcjell nevojën e pemëve për ujë duhet përcjell dinamikën e lagështisë në tokë ku më realisht përcjellet koha dhe sasia e nevojshme për ujë.

Në kushtet tona klimatike pemët kanë deficit të ujit për 200.-250 mm kët sasi të ujit duhet dhënë me normë prej 60-80 mm me ujitje 3-4 herë.

Kultura

 

Nevojat e përgjithshme për ujë Mungesa e ujit gjat vegjetacionit
MOLLA 5000-5500 m3per ha 2000-2500m3për ha

 

Pema  e mollës varësisht nga madhësia dhe mënyra e kultivimit munde te ujitet me të gjitha mënyrat e ujitjes.

Ujitje  me vërshim- brazda

Ujitje në formë shiu artificial

Ujitje pikë- pikë

Të gjitha mënyrat e ujitjes kane specifikat e tyre si ujitja me  brazda ndërmjet rendeve, ujitja me brazda rrethore rreth trungjeve te pemëve.

Ujitja ne forme shiu artificial me ujitje ne forme shiu nen kurorë të mollës dhe ujitje në formë të shiut mbi kurorë të mollës,

Ujitja pikë-pikë me lateral te varur dhe ujitja pike pikë me lateral te shtrire ne toke si dhe me lateral te futur ne dhe.

Kohës se fundit përparësi është duke iu dhëne  ujitjes pike – pikë për shkak të përdorimi me efikas se sasisë se nevojshme te ujit për bimët.

Ujitja pikë- pike

Përparësitë e kësaj ujitjeje janë:

– Rritja e rendimentit dhe kualitetit të prodhimtarisë

– Zvogëlimi i shpenzimit të sasive të tepërta të ujit

– Zvogëlimi i shpenzimit të energjisë

– Kursimi në plehra dhe preparate kimike (ekziston mundësia e shpërndarjes përmes rezervuarve i plehrave dhe pesticideve)

– Sigurimi i kushteve me te sigurta  për  mbrojtjen nga sëmundjet

– Mundësia më e vogël e prishjes se strukturës se tokës  pasi gjate qarkullimit për pune behet me pak ngjeshja e sipërfaqes te tokës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-ti-mbroni-mollet-nga-i-nxehti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala