Si të qëndroni të lumtur, pasionantë dhe produktivë

Autori:Gazeta Fjala

Caucasian businesswoman stretching at desk

Edhe me përgjegjësitë tona të shumëllojshme të ndërmarrësisë dhe jetët tona disi emocionuese, mund të jetë e lehtë që unë dhe vëllau im Matthe2 të zihemi në rutinat e punës. Por, ne jemi në gjendje të mbrohemi nga kjo grackë e ndërmarrësisë me disa teknika të dobishme të cilat i kemi mësuar gjatë viteve.

Këtu janë pesë këshillat tona për të nisur çdo ditë të motivuar, produktivë dhe pasionantë.

Vendosni qëllime që ta përmbushni veten

Është e vështirë të kënaqeni kur nuk dini se çfarë dëshironi të bëni. Në fillim të ditës, bëni një listë të shkurtër të qëllimeve për t’i arritur deri në mbrëmje. Ato duhet të jenë të arritshme dhe produktive. Të gjithëve iu pëlqen ndjenja e fshirjes së diçkaje nga lista, dhe një regjistrim fizik i objektivave tuaja të cilat mund t’i nënvizoni do ju mbajë të motivuar dhe në rrugë gjatë ditës.

Niseni mëngjesin me diçka që e dëshironi.

Matthew dhe unë gjithmonë fillojmë ditët tona me një shënim pozitiv. Çfarë ju bën të vazhdoni përpara edhe në ditët pa gjumë dhe të zëna? A është vrapimi? Një filxhan i nxehtë me kafe ose çaj? Të dëgjoni emisionin tuaj të preferuar të biznesit gjatë mëngjesit? Pavarësisht se çfarë është, sigurohuni të gjeni kohë të mjaftueshme në rutinën tuaj të mëngjesit për ta futur në ditën tuaj.

Aktivizohuni

Mos lejoni veten të bëheni përtacë. Butoni ‘’snooze’’ në alarmin tuaj mund të jetë tundues, por shtrirja në shtrat, pavarësisht se a jeni duke fjetur apo duke shfletuar mediat sociale për dhjetë minuta, do të prishë motivimin tuaj dhe do ju parandalojë nga ai fillim energjik i ditës tuaj. Mos lejoni që interneti të ju ndalojë, pavarësisht se sa herë i tregoni vetes se janë lajmet e fundit që do t’i lexoni ose video e fundit në YouTube që do t’a shikoni. Qëndroni të aktivizuar dhe vazhdoni të fshini gjëra nga ajo listë e qëllimeve të cilën e krijuat më herët.

Bashkohuni me dikë

Bashkimi me dikë nuk ju ndihmon vetëm të jeni të përgjegjshëm, por e bën ditën e punës më emocionuese. Bashkoni forcat me dikë nga komuniteti juaj i ndërmarrësisë, një shok ose një anëtar i familjes për të përditësuar progresin tuaj dhe për të shtuar energjinë. Unë dhe vëllau im bashkëveprojmë disa herë në ditë, edhe pse jetojmë larg, asnjëherë nuk jemi vetëm në biznes.

Personi i duhur do ju ndihmojë kur gjërat bëhen të vështira dhe do të festojë fitoret së bashku me ju. Sigurohuni të bëni edhe ju të njëjtën gjë për ta, gjithashtu!

Qëndroni të organizuar

Edhe pse hapësira juaj e punës duhet të qëndrojë e pastër, kjo nuk është gjëja e vetme të cilën duhet t’a mbani të organizuar për të arritur atë që unë e quaj mentaliteti ‘’pasioni i luftëtarit’’. Bëni një agjendë që të mos mundoheni të kujtoni datat e rëndësishme dhe detyrat e rëndësishme.

Mbani planet tuaja të biznesit dhe progresin e dokumentuar në një vend të afërt. Punoni në një ose dy detyra në kohë në vend se të merrni gjithçka njëherazi. Një mentalitet i organizuar është një mentalitet produktiv dhe pasionant.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-te-qendroni-te-lumtur-pasionante-dhe-produktive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala