Si të përballeni me dështimin?

Autori:Gazeta Fjala

failure-850x616

Shpesh bizneset dështojnë. Nëse jeni Kryeshefi Ekzekutiv ju duhet të pranoni faktin se në një pikë ju mund të ndaloni kompaninë tuaj, të lejoni që punonjësit të shkojnë dhe të pranoni disfatën. Ne të gjithë kemi dëgjuar statistikat të cilat tregojnë se gjysma e kompanive nuk do të kalojnë pesë vite. Për bizneset fillestare përqindja është shumë më e lartë.

Unë nisa kompaninë time të parë pas kolegjit dhe si shumë njerëz të rinj dhe ambiciozë, isha shumë optimist dhe kisha kokën time të mbushur me ëndërra të pasurisë dhe prosperitetit të shpejtë. Kur gjërat filluan të shkonin keq, unë fillova të bëja panikë, refuzoja të pranoja dështimin ose të shihja realitetin. Ishte e vështirë, pastaj përfundoi.

Gjeta veten pa punë, me depresion dhe vetëbesim të ulët. Për pothuajse dy vite kisha frikë të merrja çfarëdo lloj pozite udhëheqëse. Ndjehesha se nuk mund t’a bëja këtë. Por nëse shikoj prapa tani, vite më vonë, shoh të gjitha gjërat të cilat i kam bërë gabim.

Përgatituni për dështim

Duke folur sipas statistikave, kur nisni së pari biznesin tuaj, ju tashmë keni dështuar. Nëse shikoni një dështim potencial si një mundësi, do të jetë më e lehtë kur ajo ndodh. Mendoj se gabimi im më i madh personal kur drejtova biznesin tim ishte besimi se do të isha i suksesshëm. Nuk më shkonte mendja se aventura ime e parë e madhe do të dështonte. Nëse tingëlloj sikur shumë naiv: Isha shumë i ri.

Merrni përgjegjësinë

Si një ndërmarrës dhe udhëheqës, ju jeni përgjegjës për çdo aspekt të një biznesi. Kjo përfshin edhe suksesin edhe dështimin. Përderisa ju jeni ai i cili do ju tregojë partnerëve të biznesit dhe punonjësve nën udhëheqjen tuaj se biznesi ka dështuar është e frikshme, por ju do të ndiheni më mirë kur të përfundojë. Nëse ju, sikur unë, provoni të ikni nga kjo përgjegjësi, do ju marrë kohë të gjatë për të rimarrë veten.

Personalisht, provova të shmangja disa njerëz kur biznesi im dështoi. Dhe shmangja e njerëzve është stresuese. Unë ende nuk ndihem rehat duke shikuar disa njerëz në sy.

Jack Zenger shkruan se ‘’Të qenit përgjegjës do të thotë se keni përgjigje dhe jeni të gatshëm të pranoni rezultatet e një projekti ose aktiviteti’’.

Por përgjegjësia shkon edhe më tutje. Është mënyra e të menduarit e cila thotë, ‘’Unë jam personi i cili duhet t’a realizojë këtë’’, edhe nëse rrjedh nga besimi juaj ose sepse puna juaj kërkon këtë nga ju, ose ka ndonjë forcë shoqërore e cila po ju detyron të merrni këtë obligim’’.

Unë mësova përgjegjësinë kur, punoja si specialist i komunikimeve, fillova të përdorja Weekdone për raportim javor. Me metodologjinë ‘’Plane, Progres, Problem’’ të cilën po e ndjek tani.

Unë krijoj planet e mia për javën e ardhshme dhe jam përgjegjës që t’i realizoj ato. Dhe përderisa kam mësuar t’a pranoj se jo të gjitha gjërat shkojnë sipas një plani, unë gjithmonë mund të marr përgjegjësi për gjërat të cilat nuk i kam arritur.

Nuk ka të bëjë me ju dhe nuk është personale

Fakti se ju nuk dini se si të zgjidhni disa çështje specifike ose të kuptoni se si të përfitoni nga një ide, nuk do të thotë se ju si person jeni dështim. Ju mund të keni marrë disa vendime të këqija por ju nuk e keni ditur këtë atëherë.

Mësoni mësimet tuaja dhe vazhdoni përpara

Nëse kompania juaj nuk fillon të përfitojë dhe vazhdon të humbasë para për një periudhë të gjatë kohore, nuk ka kuptim që t’a vazhdoni atë. Nëse keni provuar tashmë planet A-E dhe nuk keni më ide, është koha të mbyllni biznesin. Sa më gjatë që merr ky proces, aq më i dhimbshëm është. Nuk po ju them të dorëzoheni lehtë, por të vlerësoni dhe kuptoni kur keni përdorur të gjitha opsionet e mira.

Dështimi është një pengesë, jo fundi

Kur është fjala tek pranimi i përgjegjësive, ju duhet ‘’të kuptoni një gjë, ju nuk jeni personi i parë as i fundit i cili ka dështuar në këtë gjë’’. Ngrihuni. Filloni sërish. Minimizoni rrezikun e marrjes së vendimeve të këqija në të ardhmen duke vendosur qëllime më të arritshme dhe duke kujtuar: ekipi juaj i radhës do të jetë më i fuqishëm. Sepse ju do të jeni më të fuqishëm dhe më të zgjuar.

‘’Provoni sërish, dështoni sërish. Dështoni më mirë’’. (Alexander Maasik/Entrepreuner)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-te-perballeni-me-deshtimin-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala