Si të ngriheni në pozitë pa e kërkuar këtë

Autori:Gazeta Fjala

promoted

Ne të gjithë duam të vazhdojmë përpara. Por ende, edhe kur duket se po bëni gjithçka mirë, nuk jeni asnjëherë vonë për punë, rrallë merrni ditë pushimi dhe gjithmonë përfundoni punët në afatin e caktuar, ngritjet në pozitë nuk janë aq të shpeshta.

Ju po bëni punën, pse nuk po shpërbleheni? Përgjigja është e thjeshtë: ju nuk do të paguheni më shumë duke përmbushur pritshmëritë e shefit tuaj.

Pritshmëritë e shefit tuaj janë çmimi i hyrjes. Edhe nëse po përpiqeni shumë dhe po bëni të gjitha ato që ju kërkojnë, nuk do të dalloheni. Do të dukeni si dikush i cili përfundon kërkesat minimale, dhe askush që ndërton një karrierë të mirë nuk shihet në këtë mënyrë.

Triku për avancimin e karrierës tuaj dhe të paguheni më shumë është të shtoni vlera duke bërë kontribute të ndryshme të cilat vlejnë më shumë se sa ajo që po paguheni. Ju dëshironi të shkoni përtej që të dukeni si dikush me vlera të larta, dikush pa të cilin organizata nuk mund të mbijetojë.

Ju duhet të synoni që të tejkaloni pritshmëritë e shefit tuaj aq shumë sa që ai të ndihet si personi më i zgjuar në botë që ju ka punësuar.

Kjo nuk është aq e vështirë siç tingëllon. Në fakt, ju mund të ndryshoni mendjen e shefit tuaj dhe t’a bëni të qartë se jeni të gatshëm për ngritje në pozitë në këta shtatë hapa të thjeshtë.

Hapi 1: Përtej zhvillimit të aftësive të nevojshme për punën tuaj, mësoni për industrinë e kompanisë tuaj, konkurrentët, zhvillimet dhe sfidat e fundit.

Zhvillimi personal është i rëndësishëm, por pse të ndaloni aty? Nëse me të vërtetë dëshironi të ndryshoni mendjen e shefit tuaj, mësoni gjithçka që është e mundur për kompaninë dhe industrinë tuaj. Për shembull, nëse jeni një zhvillues IT, në vend se të mësoni praktikat më të mira aktuale në kodim, mësoni se si po aplikohen ato praktika në industrinë tuaj.

Transferimi i njohurive tuaja në kontekstin e botës reale të organizatës tuaj është një mënyrë e mirë për të shtuar vlera. Në krye të asaj se si të dini të bëni punën tuaj, tregon se pse po e bëni atë dhe se pse ka rëndësi.

Hapi 2: Në vend se gjithmonë të keni përgjigjen, përvetësoni pyetjen.

Është një ndjenjë e mirë kur të jeni në gjendje t’i përgjigjeni pyetjeve të shefit tuaj, pa pasur nevojë të shikoni dokumente ose t’i thoni se do t’i tregoni më vonë. Por nëse me të vërtetë dëshironi të ndryshoni mendjen e tij, përvetësoni pyetjen. Parashikoni se në çfarë dëshiron të dalë në krye, dhe dërgoni përmirësime të rregullta. Ju do t’i kurseni atij kohë dhe energji, dhe ai do ta vlerësojë entuziazmin tuaj.

Hapi 3: Në vend se të pranoni gabimet sapo të zbulohen, sillni dritë atyre.

Përgjegjësia është një art i humbur. Shumë njerëz provojnë të mbulojnë gabimet e tyre, duke u frikësuar të pranojnë fajin. Tregoni shefit tuaj se nuk frikësoheni të pranoni gabimet tuaja, dhe ai do të mahnitet. Kur bëni një gabim, tregoni shefit tuaj dhe tregoni se keni një zgjidhje. Edhe më mirë, tregojani atij hapat që i keni ndërmarrë për të zgjidhur këtë problem.

Të gjithë bëjnë gabime. Ju do të dalloheni duke i treguar shefit tuaj se jeni të përgjegjshëm, kreativë dhe proaktivë kur i bëni gabimet pa dashje.

Hapi 4: Në vend se të kërkoni trajnim, bëjeni vetë.

Këshilla tipike e karrierës është t’i kërkoni shefit tuaj të ju dërgojë në orë dhe në mbledhje pune për të përmirësuar aftësitë tuaja. Por ne nuk po flasim për gjërat tipike: ne po flasim për ndryshimin e mendjes së shefit tuaj. Ndiqni trajnimet vetë, me kohën tuaj. Nuk kanë pse të jenë të shtrenjta; ka shumë kurse online në dispozicion falas ose të lira. Përderisa të gjithë u kërkojnë shefit t’i dërgojë në trajnim, ju mund t’i tregoni atij se çfarë keni bërë tashmë dhe iniciativa juaj do të shpërblehet. Ju do t’i kurseni kohë kompanisë dhe do të shkoni përpara duke zgjeruar shkathtësitë tuaja në të njëjtën kohë.

Hapi 5: Në vend se të bëni atë që ju kërkojnë, bëhuni proaktivë.

Të gjithë ( në fakt, pothuajse të gjithë) mund të bëjnë atë që iu kërkohet. Për të ndryshuar mendjen e shefit tuaj, ju duhet të bëheni proaktivë. Nëse shihni një problem, rregullojeni atë. Nëse shihni që diçka duhet të bëhet, bëjeni. Përpiloni një udhëzim për të punësuarit e rinj, dokumentoni proceset tuaja dhe kuptoni se si mund t’i formuloni ato, ose bëni gjithçka tjetër e cila mund të bëjë ndryshim.

Shefat vlerësojnë vizionin më shumë se gjithçka. Ata e pëlqejnë kur shohin atë që mund të jetë e dobishme për kompaninë për një kohë të gjatë, dhe mos harroni t’i tregoni shefit për këto. Nuk ka asgjë gabim në zotërimin e arritjeve tuaja.

Hapi 6: Ndërtoni marrëdhënie me departamentet tjera.

Është pothuajse e garantuar se në një pikë, departamenti juaj do të ketë nevojë për ndihmën e një zone tjetër. Një mënyrë e shkëlqyer për të ndryshuar mendjen e shefit tuaj është të ndërtoni marrëdhënie nëpër kompani. Bashkëveprimet personale janë pothuajse gjithmonë më shumë efikase se shkëmbimet e departamenteve. Ju mund të ndreqni ditën e shefit tuaj duke thënë,, ‘’Pse mos të kujdesem unë për atë në vend tëndin? E njoh dikë i cili mund t’a përfundojë këtë menjëherë’’.

Hapi 7: Qëndroni të qetë në kohë të krizave.

Ajo që merr vëmendjen e shefit tuaj është aftësia për të tejkaluar stuhinë. Pavarësisht se a është një konflikt në mes të njerëzve apo të gjithë duke u frikësuar për shkak të një ndryshimi të rregullave, sigurohuni që të qëndroni të qetë dhe nën kontroll të ndjenjave tuaja. Qetësia dhe aftësia juaj për të menduar qartë gjatë një krize dëshmon potencialin e udhëheqjes, dhe udhëheqësit ngrihen në pozitë.

Përfundimi

Njerëzit të cilët arrijnë më së shumti janë ata të cilët shtojnë më së shumti vlera. Biznesi është, pas të gjithash, përfitim. Ju dëshironi që shefi dhe kompania juaj të dinë se po përfitojnë mirë nga koha dhe paratë që po investojnë tek ju.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-te-ngriheni-ne-pozite-pa-e-kerkuar-kete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala