Si të dallojmë një pedofil?!

Autori:Gazeta Fjala

Child-abuse-615x358

Një person që vuan nga pedofilia në periudhë të hershme të jetës së tij fillon dhe kupton se terheqja seksuale ndodh përgjithësisht kur ai është i rrethuar nga minoren.

Psikologia, Silvana Loka shpjegon për Ora News se pedofilia ne vetvete është një sëmundje e shëndetit mendor dhe rastet janë të shumta.“Pedofilia është parafili që do të thotë se është një çrregullim i shëndetit mendor i cili nënkupton se orientimi seksual i personave që kanë këtë diagnozë të shëndeti mendor është i drejtuar ndaj fëmijëve. Që do të thotë një person pedofil eksitimi seksual, orientimi seksual e ka të fokusuar tek fëmijët. A trajtohet si çrregullim i shëndetit mendor në Shqipëri? Për persona që diagnostikohen me këtë çrregullim sigurisht që trajtimi është brenda suazës së çrregullimeve të shëndetit mendor”, shprehet psikologia.

Ajo thotë se një pendofil mund të gjendet kudo, ai është një person i cili nuk vjen nga një shtresë e caktuar e shoqërisë, moshë e caktuar apo nga begraunde të caktuara.
Por cilat janë shenjat që e bëjnë të idendifikueshëm nje pedofil?

“Afria e tepërt me fëmijen, dhënia e afeksionit fizik edhe atëherë kur është i papërshtatshëm, nxitja që këta persona maxhoren bëjnë vazhdimisht që fëmija të jetë nën kujdestarinë e tyre, në pranine e tyre, në aktivitetin e tyre të përditshëm”, -thote ajo.
Dhe cilat janë shenjat që paraqetë viktima e pedofilisë?

“Kur fëmija fillon të mbyllet ne vetëvete apo ka çrregullime të gjumit, të ngrenit, ka halucinacione të humorit, ka tendencën që të shmangi daljen në vende publike që presupozohet që ai të ketë pikasur apo të jetë ngacmuar apo mund të jetë edhe prekur apo dhunuar seksualisht nga pedofili”, shprehet psikologia.

Në fund, psikologia  Silvana Loka, bën thirrje se pedofilia duhet parë si një sëmundje dhe personi duhet të idendifikohet dhe të ndihmohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-te-dallojme-nje-pedofil/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala