Si të bëni para me anë të këmbimit valutor?

Autori:Gazeta Fjala

exchange-738x383

“Forex” është një mënyrë e shkurtër për t’ju referuar këmbimit valutor. Është tregu ku tregtohen monedhat nga vendet e ndryshme. Investitorët tregtojnë në Forex për të njëjtën arsye që tregtojnë edhe në tregje të tjera, sepse ata besojnë se vlera e monedhës do të rritet apo bjerë me kalimin e kohës. Mos harroni, monedhat janë mallra si gjithçka tjetër kështu që vlera e tyre rritet ose bie me kalimin e kohës. Kështu ju mund të përdorni Forex për të përfituar nga luhatjet në çmimet e valutave të huaja për të fituar para.

  1. Mësoni parimet bazë të Forex-it

Tregu Forex është një shkëmbim global i monedhave dhe instrumenteve financiare të mbështetura nga monedhat. Pjesëmarrësit përfshijnë të gjitha bankat më të mëdha dhe institucionet financiare për investitorët individual. Monedhat tregtohen drejtpërsëdrejti me monedha të tjera që janë në treg. Duke kërkuar në mënyrë efektive diferencat e çmimeve të rritjes dhe uljes së pritshme të vlerës, pjesëmarrësit mund të fitojnë e të marrin kthime të larta nga investimi në monedhat tregtare.

  1. Kuptoni kuotat e çmimit të monedhës

Në tregun Forex çmimet citohen në terma të valutave të tjera. Kjo ndodh për shkak se nuk ka asnjë matës tjetër vlere në rast se nuk është monedhë. Megjithatë, dollari amerikan përdoret si monedhë bazë për përcaktimin e vlerës së monedhave të tjera.

  1. Mësoni rreth arbitrazhit

Arbitrazhi nuk është asgjë tjetër veçse shfrytëzimi i dallimit të çmimeve ndërmjet tregjeve. Tregtarët mund të blejnë një instrument financiar në një treg me shpresën e shitjes për më shumë në një tjetër. Brenda tregut Forex, arbitrazhi përdoret për të përfituar nga diferencat e çmimeve të kuotuara të monedhave. Megjithatë, këto dallime nuk ndodhin vetëm midis dy monedhave, kështu që tregtari duhet të përdorë “arbitrazhin trekëndor”, i cili përfshin tre tregtime të ndryshme për të përfituar nga ndryshimet në çmime.

  1. Filloni me shuma të vogla

Pasi të keni përfunduar praktikën tuaj të tregtimit dhe të keni vendosur se jeni gati për tregtimin e parave në këtë treg, ideja më e mirë është ta filloni me pak. Nëse rrezikoni një shumë të konsiderueshme parash që në tregtinë tuaj të parë mund të shihni se frika nga humbja do t’ju zërë dhe ju do të harroni gjithçka që keni mësuar rreth këtij tregtimit./SCAN

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-te-beni-para-me-ane-te-kembimit-valutor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala