Si të bëheni shef efikas?

Autori:Gazeta Fjala

ceo

antibiotic online Cialis Professional cheapest Vetëbesimi ju jep mundësinë të veproni kur gjërat janë të pasigurta. Modestia ju jep mundësinë të rregulloni lëvizjet e gabuara.

Si bëhet dikush kryeshef ekzekutiv efikas? Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë manual apo ndonjë udhëzim të detajuar hap pas hapi që të ju ndihmojë.

Në Silicon Valley, ku ndodhet kompania ime BlueVine, kjo pyetje është diskutuar dhe debatuar për dekada. Por edhe në qendrën e famshme të inovacionit të teknologjisë dhe biznesit, ka ide të ndryshme se çfarë do të thotë të jesh Kryeshef Ekzekutiv efikas. Steve Jobs ishte, sigurisht, Kryeshefi Ekzekutiv ikonë, simboni më i famshëm i suksesit ndërmarrësor. Por imazhi i tij si një inovator pioner nganjnëherë errësohej nga reputacioni i tij si një shef i stuhishëm.

Pastaj është stili i menaxhimit të Bill Hewlett dhe Dave Packard, themeluesve të Hewlett-Packard, dhe Dave Duffield, themeluesi i PeopleSoft dhe Workday. A ka ndonjë zgjidhje në mes të shefit të vështirë dhe udhëheqësit të sjellshëm dhe të shoqërueshëm?

Në pikëpamjen time, këto janë mundësi të rrejshme. Në rrugëtimin tim si një ndërmarrës, vetëbesimi dhe modestia janë shumë të rëndësishme. Unë e kuptova këtë përderisa biznesi im po rritej, unë kisha nevojë për njerëz që të më ndihmonin në suksesin e biznesit tim, dhe për të mbajtur dhe udhëzuar atë rritje.

Unë duhej të shisja ëndrrën dhe vizionin për kompaninë time. Duhej t’i bindja njerëzit të shihnin rrugën përmes syve të njëjtë, për të besuar se ajo rrugë ishte e mundur dhe emocionuese.

Por gjithashtu duhet të bindja njerëzit e talentuar se isha një ekzekutiv i cili nuk iu besonte vetëm aftësive të tyre por gjithashtu edhe gjykimit.

Për një biznes fillestar, kjo aftësi është kritike edhe për rritjen e financave. Kur investitorët shikojnë bizneset fillestare, ata pyesin: A është ky model i biznesit i fuqishëm? A do të arrijë sukses kjo kompani?

Por ata gjithashtu bëjnë pyetje për Kryeshefin Ekzekutiv: A do të jetë në gjendje Kryeshefi Ekzekutiv të rrisë kapitalin në të ardhmen? A do të jetë ai ose ajo në gjendje të tërheqë talentët e nevojshëm për të rritur kompaninë? A do të jetë në gjendje Kryeshefi Ekzekutiv të punojë dhe të mësojë nga njerëzit të cilët do t’i bashkohen ekipit?

Vetëbesimi dhe modestia janë gjithashtu kritike në një kërkesë kyçe të punës për ndërmarrësin Kryeshef Ekzekutiv: aftësia për të marrë vendime të vështira shpejtë, dhe të ndryshojë rrugën shpejtë nëse vendimi del i gabuar.

Në shumë raste, duke qenë në gjendje të ndryshoni rrugën shpejtë është më e rëndësishme se sa të merrni gjithmonë vendimin e duhur, e cila është e pamundur.

Marrja e vendimeve bëhet më e vështirë përderisa biznesi juaj rritet, pjesërisht sepse njerëzit ju tërheqin në drejtime të ndryshme. Ju duhet të zhvilloni aftësinë për të pranuar dhe përpunuar këshillat dhe pastaj të merrni vendimin tuaj dhe të thoni ‘’Jo’’ për sygjerimet tjera sapo të vendosni.

Por ka një këshillë të rëndësishme: asnjëherë, mos u dashuroni me vendimet tuaja. Ju duhet të keni guximin dhe gatishmërinë për t’a pranuar nëse e keni gabim.

Unë kam gjetur veten në këtë situatë shumë herë. Kam marrë vendime për të cilat më vonë kam menduar se janë të marra. Ne dikur ndërtuam një karakteristikë të re për platformën tonë të financimit. Ishte ideja ime dhe ne e ndoqëm atë edhe pse disa nga anëtarët e ekipit nuk pajtoheshin me mua. Në fund, e kuptova se ata kishin të drejtë. Kur larguam atë, thashë ‘’Çfarë po mendoja’’ Më vjen keq’’.

Disa kryeshefë ekzekutivë hezitojnë të pranojnë gabimet. Por arroganca nuk duhet të gabohet me vetëbesimin. Për të qenë një Kryeshef Ekzekutiv efikas, ju duhet të jeni në gjendje t’i tregoni ekipit tuaj se jeni aty për të udhëhequr dhe për të punuar me ta si një partner dhe si një anëtar i ekipit.

(Autori është themelues dhe kryeshef Ekzekutiv i “BlueVine”)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-te-beheni-shef-efikas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala