Si të avancojmë në karrierë gjatë verës

Autori:Zekirja Shabani

biznes

Megjithëse fokusi është tek pushimet dhe moti i këndshëm, vera mund të jetë një kohë e rëndësishme për avancimin në karrierën tuaj. Në fakt, mund të jetë e mundur të ‘rigjallëroni’ veten ose të ngriheni mbi pemgesat që ju kanë frenuar. Këtu janë pesë këshilla për ta kthyer peridhën verore në avantazh të progresit tuaj në karrierë:

Bëni hapa drejt lidershipit ndërsa të tjerët i kthejnë sytë nga pushimet

‘Kur ikën macja luajnë minjtë!’ Kjo është një moto fantastike në qoftë se ju nuk po planifikoni për të avancuar në karrierë. Cfarë mendoni në lidhje me këtë aterë, ‘kur shefi largohet do të ndërmarrë hapa dhe do dëshmojë liderin që jam i bindur se jam’!’ Shfrytëzoni periudhën e largimit të shefit për tu ‘rritur’ në mënyrë që kur ai të kthehet ta vërë re dicka të tillë.

Sfidoni mosmarrëveshjet dhe ndryshoni historinë e ‘kohës kullumbri të vitit’

Ju dëgjoni gjithmonë, ‘Oh, vera është gjithmonë e vdekur këtu.’ Dhe ajo do të vazhdoj të jetë derisa dikush në firmë të vendos që ta ndryshojë. Nuk ka pse të jetë kështu, por shpesh ne heqim dorë nga të qenit me të vërtetë produktiv dhe bëhemi viktimë e prithmërisë se vera do jetë një periudhë e vdekur për biznesin. Bëhuni personi në biznesin tuaj që sfidon shanset dhe ndryshon historinë për organizatën.

Njerëzit janë të tërhequr nga ‘qënia’ juaj

Vera krijon një mundësi të re për ‘tu shfaqur’. Çdo ditë, ju vendosni të zgjidhni se si do të shfaqeni përballë botës. Vera ofron mundësinë të prezantoheni me ngjyra, të eksituar, entuziastë dhe të gjallë! Shumë njerëz zgjedhin shfaqen të nxehtë, të rraskapitur, të djersitur dhe nervoz. Cila gjendje është më tërheqëse? Tërhiqini njerëzit me qenien tuaj.

Rrjetet e punës në eventet verore

Eventet verore janë fantastike, janë mundësi të mëdha të punës. Gjithashtu, shumë evente verore nuk kanë kufij social-ekonomik, veçanërisht në qoftë se ju merrni pjesë në evente që tërheqin drejtues të lartë. Ju mund të krijoni kontakte me shefin e shefit tuaj, apo vendimmarrësit në evente të tilla si kpanairet e makinave, gara, lojra bejsbolli, ndeshje polo, garat me kuaj, koncerte, etj.

Zhvilloni një ekuilibër punë-jetë

Liderët e mëdhenj mbajnë ekuilibër të madh. Përdoreni këtë verë për të krijuar ekuilibër në jetën tuaj, dhe më e rëndësishme, vijoni ta ruani këtë situatë ërgjatë gjithë vitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-te-avancojme-ne-karriere-gjate-veres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala