Si ta hiqni butonin ‘SEEN’ në Facebook?

Autori:Gazeta Fjala

seen

Facebook-u është gjiganti i rrjeteve sociale, të cilin e përdorin miliarda njerëz në ditë. Sipas shumë studimeve dhe sondazheve të ndryshme, Facebook mbetet rrjeti më i preferuar social nga të gjithë njerëzit.

Sidoqoftë, me të gjitha mundësitë që Facebook i ofron, të gjithë ndonjëherë mbesim në pozitë të palakmueshme kur dëshirojmë ta lexojmë një mesazh, por pa e ditur personi në fjalë se po i lexojmë mesazhet që i ka dërguar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, përmes një truki të thjeshtë, ky problem mund të zgjidhet shumë lehtë dhe nuk keni nevojë të shpenzoni as para, e as më shumë se pesë minuta kohë.

Për ta bërë këtë, fillimisht duhet ta instaloni një ekstension në shfletuesin Chrome, i cili quhet “Facebook Unseen Chrome Extension”.

Pra, ky ekstension do t’ju ndihmojë t’i lexoni mesazhet e dikujt, pa qenë në dijeni personi tjetër se jeni duke i lexuar ato.

 Hapi i parë: Instaloni ekstensionin duke klikuar në KËTË LINK dhe shtypeni Add to Chrome”.

Hapi i dytë: Pasi të jetë instaluar ekstensioni, sigurohuni që ai të jetë i ndezur dhe tani do të jeni të gatshëm t’i lexoni të gjitha mesazhet pa ndonjë frikë. /Telegrafi/

facebook-unseen-chrome-extension-1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/si-ta-hiqni-butonin-seen-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala